Karteli meksikan i drogës i kërkon falje SHBA-s për rrëmbimet 4 personave

Raportet nga qyteti kufitar meksikan Matamoros thonë se një grup i ndarë i Kartelit të Gjirit, i quajtur Grupi Scorpions, ka kërkuar falje për rrëmbimin e katër shtetasve amerikanë javën e kaluar, duke vrarë dy prej tyre dhe ka dorëzuar njerëzit që thotë se janë përgjegjës.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se tre nga katër amerikanët kishin dënime kryesisht për vepra të vogla të lidhura me drogën por njëri u akuzua për prodhimin e lëndëve narkotike të ndaluara me qëllim shpërndarjen.
Në Shtetet e Bashkuara, disa politikanë republikanë, mes tyre senatori për Karolinën e Jugut, Lindsey Graham, kanë bërë thirrje për përdorimin e forcës ushtarake amerikane kundër karteleve të drogës në Meksikë citon BBC.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




