Stoltenberg: Bakhmut mund të pushtohet nga Rusia, më shumë mbështetje për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin se Bakhmut mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim. Duke folur përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Stokholm, Stoltenberg tha se nuk duhet nënvlerësuar forca ruse, ndërsa theksoi vijimin e mbështetjes për Ukrainën, raporton The Guardian.
“Ajo që ne shohim është se Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen të plotësojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim. Kjo thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”, tha ai.
Statusi aktual i Bakhmutit është shumë i diskutueshëm. Grupi mercenar rus Wagner pretendoi të mërkurën(8mars) se kishte pushtuar pjesën lindore të qytetit.
Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se rënia e Bakhmutit do t’i jepte Moskës një “rrugë të hapur” për shkeljet më thellë në Ukrainë.
Luftimet intensive rreth Bakhmutit kanë qenë më të gjatat dhe më të përgjakshmet në pushtimin më shumë se njëvjeçar të Rusisë, i cili ka shkatërruar zona të Ukrainës dhe ka zhvendosur miliona njerëz.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




