SHBA mban seancën e parë për hetimin e origjinës së COVID-19

Botë | 4 vite më parë

Origjina e Covid-19 po hetohet nga një Komitet i Kongresit amerikan në Uashington. Paneli, i formuar nga një shumicë e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, synon të përcaktojë se si u shfaq pandemia e COVID-19.

Disa zyrtarë amerikanë kanë arritur në përfundimin se Covid, ka ardhur nga një rrjedhje e paqëllimshme laboratorike në Uuhan, Kinë. Por shumë shkencëtarë e kanë hedhur poshtë pasi sipas tyre nuk ka asnjë provë se ai ka rrjedhur nga një laborator, raporton BBC.

Dr Redfield ishte një përkrahës i hershëm i teorisë së rrjedhjes së laboratorit. Ai i tha komitetit se “nuk ishte shkencërisht e besueshme” për të që virusi kishte origjinë natyrore. “Më thanë se ata donin një rrëfim të vetëm dhe se padyshim që unë kisha një këndvështrim tjetër”, tha ai.

Disa studime sugjerojnë se virusi kaloi nga kafshët te njerëzit në Uuhan, ndoshta në tregun e ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra të qytetit. Treg, i cili është pranë një laboratori të viruseve në botë, Institutit të Virologjisë Uuhan, i cili kreu kërkime për koronaviruset.

Një origjinë natyrore është ende teoria më e mundshme, tha profesori David Robertson, kreu i gjenomikës virale dhe bioinformatikës në Universitetin e Glasgow duke lënë pa një përgjigjie përfundimtare çështjen në fjalë.

Për koronavirusin u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Uuhan të Kinës. Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë humbur jetën që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën, ndërsa Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme