Një tjetër tërmet me magnitudë 6.4 godet Turqinë jugore

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur sërsih Turqinë jugore, disa javë pasi një tërmet vdekjeprurës shkatërroi rajonin. Agjencia turke e fatkeqësive dhe emergjencave Afad tha se tërmeti ndodhi në orën 20:04 me orën lokale.
Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se kishte pasur dëme të tjera në ndërtesa në Antakya. Një magnitudë 7.8 goditi rajonin më 6 shkurt, duke vrarë më shumë se 44,000 persona në Turqi dhe Siri.
Autoritetet turke kanë regjistruar më shumë se 6,000 pasgoditje që nga ai tërmet, por ekipi i BBC në rajon tha se lëkundjet e sotme janë ndjerë shumë më të forta se ato të mëparshme.
Dëshmitarët thanë se më së shumti është ndjerë edhe në Siri, Egjipt dhe Liban. Aktualisht nuk dihet se sa dëme ka shkaktuar ose nëse ka viktima. Antakia, kryeqyteti i provincës Hatay të Turqisë, ishte një nga vendet e goditura më rëndë nga tërmeti i 6 shkurtit. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




