Ligjvënësit amerikanë i kërkojnë Bidenit të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Një grup prej pesë ligjvënësish dypartiakë i dërguan një letër presidentit amerikan Joe Biden, duke  kërkuar nga administrata e tij të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

Përpjekja e anëtarëve ka të ngjarë të mos ndryshojë asgjë, por ajo vjen pikërisht përpara 1-vjetorit të fillimit të luftës dhe udhëtimit të Presidentit Joe Biden në Poloni.

Letra u nënshkrua nga përfaqësuesi Jared Golden, një demokrat nga Maine; Tony Gonzales, një republikan nga Teksasi; Jason Croë, një demokrat nga Kolorado; Chrissy Houlahan, një demokrate nga Pensilvania; dhe Mike Gallagher, një republikan nga Ëisconsin.

“Është në atë frymë lidershipi dhe mbështetjeje që ne shkruajmë për të kërkuar me respekt që administrata juaj t’i ofrojë Ukrainës aftësi të rritura të epërsisë ajrore, duke përfshirë avionin F-16 Fighting Falcon të kërkuar nga Kievi, ose avionë të ngjashëm të gjeneratës së katërt, sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurimi i një avioni të tillë është i nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë hapësirën e saj ajrore, veçanërisht në dritën e rinovimit të ofensivave ruse dhe duke marrë parasysh rritjen e pritshme të operacioneve luftarake në shkallë të gjerë”, thuhet në letër.

I pyetur muajin e kaluar nëse SHBA do t’i siguronte Ukrainës F-16 të prodhuar nga SHBA, Biden u përgjigj me një “jo” të prerë, megjithëse më vonë tha se vijojnë bisedimet me Kievin për furnizimet me armë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme