Spiunoi në favor të Rusisë/ Dënohet me 13 vite burg ish-roja e sigurisë së ambasadës britanike

Është dënuar me 13 vite e dy muaj burg, një ish-roje i sigurisë së ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Berlin i cili u akuzua se kishte kryer spiunazh në favor të Rusisë. David Ballantyne Smith, 58 vjeç ka pranuar se u ka dhënë informacione sekrete autoriteteve ruse.
Ai u kap gjatë një operacioni të fshehtë ku zyrtarë të infilturar që pretenduan se ishin agjentë rusë i ofruan atij mundësinë ëpr të marrë nga ambasada britanike informacione shumë secrete.
Sipas gjyqtarit të çështjes, Smith kishte zhvilluar qendrime anti-britanike dhe anti-perëndimore gjatë kohës që ishte i punësuar në ambasadë. Sipas gjykatësit ai kishte vënë stafin e ambasadës në rrezik maksimal duke i kaluar fotot e tyre tek ambasdada ruse në Berlin.
Por Smith ka argumentuar se thjesht kishte dashur të vinte në siklet ambasadën dhe në atë kohë vuante nga depresioni. E ndërsa dënimi i tij ka lidhje me krime të kryera nga viti 2020 deri në 2021-in, kur u arrestua, gjykatësi tha se ishte i sigurtë se Smith kishte filluar mbledhjen e informacioneve që në vitin 2018.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




