Rusia: Do hakmerremi ndaj BE-së nëse sekuestron fondet e ngrira ruse

Botë | 4 vite më parë

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, ka deklaruar se Moska do të marrë masa hakmarrëse nëse Bashkimi Evropian vendos të vazhdojë me sekuestrimin e aseteve të individëve dhe personave juridikë që ka ngrirë.

Grusko këmbënguli se Moska synonte të merrte “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj legjitime” nëse BE vendos ta bënte këtë dhe shkonte përpara.

Ai i quajti konfiskimet e mundshme “absolutisht të paligjshme” dhe shtoi se disa vende dyshonin nëse dhe në çfarë mase masa do të ishte në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Në Bruksel u vendos të mërkurën të krijohet një grup pune ad hoc për përdorimin e burimeve të ngrira dhe të palëvizshme ruse për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës.

Megjithatë, në të njëjtën ditë, Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi se një “grup pune” i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë “arriti në përfundimin se konfiskimi i aseteve të individëve rusë do të ishte në kundërshtim me kushtetutën federale dhe rendin ligjor”./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme