Raundi i 10-të i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë/ Goditet industria, ndërtimi dhe furnizimet me dron

Botë | 4 vite më parë

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur detajet e paketës së dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të synojë mallrat industriale dhe teknologjinë.  BE ka vendosur 11.8 miliardë dollarë (11 miliardë euro) ndalime të eksporteve ndaj Rusisë për të “privuar ekonominë ruse nga teknologjia dhe mallrat industriale”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një deklaratë në Strasburg.

 “Ne synojmë shumë mallra industriale për të cilat Rusia ka nevojë dhe që nuk mund t’i kalojë mbushjet nga vendet e treta – mallra jetike si elektronika, automjete të specializuara, pjesë makinerish, pjesë këmbimi për kamionë dhe motorë reaktivë”, tha von der Leyen.

Gjithashtu BE do të vendosë gjithashtu kontrolle në 47 komponentë elektronikë që mund të përdoren në sistemet e armëve ruse.  

 “Kjo përfshin ata që janë përgjegjës për aktivitetet ushtarake, për vendimet politike, propagandën dhe dezinformimin. Ne po synojmë ata që janë të përfshirë në rrëmbimet e njerëzve, dëbimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi dhe gjithashtu ata që mundësojnë grabitjen e burimeve ukrainase”, vuri në dukje shefi i politikës së Jashtme, Borrell.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme