Ish-ministri i Jashtëm, Christoulides, fiton zgjedhjet presidenciale në Qipro

Botë | 4 vite më parë

Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Christodoulides, është zgjedhur presidenti i ri i Qipros në balotazhin e zgjedhjeve të së dielës. Rivali i tij, diplomati veteran Andreas Mavroyiannis, pranoi humbjen. Me 100% të votave të numëruara, Christodoulides kishte 51.9% të votave ndaj 48.1% të Mayroyiannis, sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.

Christodoulides, 49 vjeç, bëri fushatë nën moton e një force bashkuese për Qipron e ndarë etnikisht, duke i’u shmangur ndarjeve ideologjike dhe partiake. Mesazhi i tij rezonoi te një shtresë e gjerë votuesish.

Mavroyiannis, i cili kishte shërbyer si ambasador i Qipros në Kombet e Bashkuara, u pozicionua si personi i ndryshimit, duke sjellë një epokë të re politike pas një dekade sundimi nga presidenti në largim Nicos Anastasiades. 

Por mbështetja që ai mori nga partia me rrënjë komuniste AKEL mund t’i ketë shtyrë votuesit e luhatshëm që të mbështesnin, Christodoulides.

Duke folur para një turme mbështetësish, Mavroyiannis, 66 vjeç, i cili ishte gjithashtu kryenegociatori i Anastasiades me turqit qipriotë të shkëputur të vendit, tha se nuk do të ndiqte një “rol aktiv dhe të përditshëm” në politikë, por mbetet i gatshëm t’i ofronte këshillën e tij të zgjedhurit të ri nëse kërkohet.

“Dua të përgëzoj Nikos Christodoulides për fitoren e tij në zgjedhje dhe t’i uroj atij më të mirat në pushtet,”- tha Mavroyiannis. 

“Më vjen keq që nuk arritëm të përmbushnim shpresat dhe pritshmëritë për ndryshime të mëdha progresive që i duhen atdheut tonë”- tha ai.

Christodoulides duket se ka fituar me mbështetjen e anëtarëve së partisë së Rally Demokratike (DISY), kreu i së cilës, Averof Neophytou, nuk arriti të hynte në balotazh. 

Udhëheqja e DISY vendosi të mos mbështeste zyrtarisht asnjërin nga kandidatët dhe ua la anëtarëve të partisë më të madhe të vendit që të votonin sipas dëshirës së tyre.

Christodoulides duket se ka fituar me mbështetjen e anëtarëve të partisë së Rally Demokratike (DISY), kreu i së cilës, Averof Neophytou, nuk arriti të hynte në balotazh. Udhëheqja e DISY vendosi të mos mbështeste zyrtarisht asnjërin nga kandidatët dhe ua la anëtarëve të partisë më të madhe të vendit që të votonin sipas tyre. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme