Tërmeti Turqi-Siri/ Arrin në 20 000 numri i viktimave, shumë vende ofrojnë ndihmë për përballimin e fatkeqësisë

Ka shkuar mbi 20,000 numri i viktimave si pasojë e tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri. Sipas përditësimeve të fundit nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në momentet e fundit konfirmoi se 17,134 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa 3,317 viktima janë shënuar në Siri.
Prej 4 ditësh, Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar në rrënoja. Shumë vende i janë përgjigjur thirrjes së Turqisë për ndihmë për përballimin e fatkeqsisë pas dy tërmeteve shkatërruese. Ndërkohë, gati 30 mijë njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, që është edhe epiqendra e tërmetit vdekjeprurës të së hënës.
Tërmeti me magnitudë 7.8 në fillim të kësaj jave goditi provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Ky tërmet është konsideruar si nga më vdekjeprurësit që prej 80 vitesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




