Tërmeti në Turqi dhe Siri/ OBSH: Të shpëtuarit tani përballen me ‘luftën’ për mbijetesë, duhet reagim urgjent

Botë | 4 vite më parë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar reagimin urgjent të organizatave humanitare për t’u siguruar që njerëzit që i mbijetuan tërmetit të mënjanojnë pasojat e tragjedisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Gjenevë, zyrtari i OBSH-së, Robert Holden paralajmëroi se ka shumë njerëz që janë në qiell të hapur, dhe në kushte të tmerrshme, transmeton CNN.

“Kemi ndërprerje të mëdha në furnizimet bazë të ujit, kemi ndërprerje të mëdha në karburant, furnizim me energji elektrike, furnizime komunikimi, bazat e jetës. Ne jemi në rrezik real të shohim një fatkeqësi dytësore që mund të shkaktojë dëm për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare nëse nuk lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë në anën e kërkim-shpëtimit”, theksoi Holden.

Holden vuri në dukje rëndësinë e sigurimit që njerëzit të kenë elementët bazë për të mbijetuar.

“Ka një ndjenjë qëllimi dhe një ndjenjë fokusimi. Dhe ky fokus nuk ka të bëjë vetëm me kërkimin dhe shpëtimin, ai fokus ka të bëjë me sigurimin që njerëzit të mbijetojnë dhe të kenë atë që u nevojitet” përfundoi Holden.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme