Pentagoni: Balonat kineze kanë fluturuar 4 herë mbi SHBA

Kina ka vendosur “një flotë” balonash vëzhgimi të formave dhe madhësive të ndryshme në 5 kontinente. Kështu kanë deklaruar zyrtarët amerikanë, pas rrëzimit të balonës kineze. më 4 shkurt.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se SHBA-të nuk ishin objektivi i vetëm i balonave kineze, pasi këto balona kanë flutuar edhe më herët në këtë hapësirë.
“Ne nuk jemi vetëm në këtë. Ne tashmë kemi ndarë informacione me dhjetëra vende në mbarë botën si nga Uashingtoni ashtu edhe përmes ambasadave tona. Ne po e bëjmë këtë sepse Shtetet e Bashkuara nuk ishin objektivi i vetëm i këtij programi më të gjerë që ka shkelur sovranitetin e vendeve në pesë kontinente”, tha Blinken.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, tha se FBI dhe Shërbimi i Hetimit Kriminal Detar po punonin për të kataloguar rrënojat e balonës së rrëzuar dhe për ta transferuar atë në kontinent për ekzaminim të mëtejshëm. Pentagoni ka publikuar fotografi të marinarëve në varkat e vogla të marinës që mbledhin pjesë të balonës nga sipërfaqja, por pjesa më e madhe e ngarkesës së pajisjeve, që thuhet se është në madhësinë e një avioni rajonal pasagjerësh, është fundosur në shtratin e detit.
Pentagoni vlerëson se balonat kineze të mbikëqyrjes, fluturuan mbi pjesë të SHBA-së tre herë gjatë administratës Trump dhe një herë më parë nën mandatin e Biden, dhe i shpëtuan zbulimit të menjëhershëm.
“Kur shikoni shtrirjen e këtij programi dhe faktin që ne e dimë se këto balona janë parë duke vepruar në të paktën pesë kontinente dhe rajone si Amerika Latine, Amerika e Jugut, Azia Juglindore, Azia Lindore dhe Evropa, tregon pse, për departamentin e mbrojtjes, Kina mbetet sfida e ritmit. Vë në pikëpyetje pse Kina mendon se është në rregull të shkelë hapësirën ajrore sovrane të kombeve në një mënyrë që është e papërshtatshme dhe e papranueshme”, tha Ryder.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




