“Balona kineze spiune”, Blinken shtyn vizitën në Kinë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shtyrë një udhëtim për në Kinë, pasi një balonë spiune kineze u zbulua duke fluturuar nëpër SHBA.

Blinken pritej të takohej me homologun e tij kinez dhe gjitha gjasat me presidentin Xi Jinping. Vizita vinte mes të tensioneve midis dy vendeve. Kina ka thënë se balona është përdorur për kërkime meteorologjike dhe ka devijuar nga rruga e saj për shkak të motit të keq.

Në një deklaratë nga ministria e Jashtme e Kinës thuhet se “i vjen keq” për incidentin dhe se do të punojë me SHBA-në për të zgjidhur çështjen.

Duke folur sot me gazetarët, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se kushtet nuk ishin të përshtatshme për z. Blinken për të vizituar Kinën, por një tjetër udhëtim do të planifikohet “në rastin më të parë”.

Zyrtari shtoi se Uashingtoni planifikon të mbajë të hapura “linjat e komunikimit”, në lidhje me incidentin, i cili u përshkrua si “shkelje e qartë” e sovranitetit të SHBA.

Zyrtari tha se SHBA i kishte pranuar pretendimet e Kinës për qëllimin e balonës, por ajo i qëndron vlerësimit të Departamentit të Mbrojtjes se ai po përdorej për mbikëqyrje. Vizita e Blinken pritej të bëhej më 5 dhe 6 shkurt.

Një zyrtar amerikan, i cituar nga Associated Press, tha se vendimi për ndërprerjen e papritur të udhëtimit u mor nga Blinken dhe Presidenti, Joe Biden. BBC

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme