Polonia do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard

Botë | 4 vite më parë

Ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, bëri të ditur se Polonia së shpejti do të fillojë trajnimin e trupave ukrainase mbi tanket Leopard të prodhimit gjerman.

Polonia planifikon të dërgojë 14 nga tanket e saj të rënda luftarake Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, si dhe ka filluar procesin e trajnimit për t’u mundësuar ushtarëve ukrainas përdorimin e tyre.

“Faza e parë e transferimit të tankeve në Ukrainë është trajnimi i ushtarëve ukrainas. Polonia tashmë ka nisur nga puna për këtë trajnim. Ushtarët ukrainas tashmë janë përzgjedhur”,- shkroi ministria polake e Mbrojtjes në Tëitter.

“Për një kohë të shkurtër, ushtarët ukrainas do të stërviten për tanket Leopard”,- tha Blaszczak, pas një takimi në Kiev me homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme