Stuhia e acartë përfshin jugun e SHBA-së, ndërpriten fluturimet, me mijëra banorë mbeten pa energji

Një stuhi e acartë vdekjeprurëse ka goditur disa shtete në jug të SHBA-së duke ndërprerë me mijëra fluturime dhe lënë qytetet të tëra pa energji elektrike.
Linjat ajrore amerikane kanë anuluar më shumë se 2150 fluturime, ku aeroportet në Dallas dhe Austin që janë më të prekurit. Gjithashtu për shkak të ngricave janë raportuar me dhjetëra aksidente në rrugë, ku ka pasur edhe viktima.
Vetëm në Teksas, më shumë se 270,000 njerëz mbetën pa energji. Autoritetet paralajmërojnë që stuhitë e akullta do të vijojnë të godasin jugun e SHBA duke çuar në një mot ekstrem.
Përveç ngricave, pjesë të Teksasit, si dhe Luiziana dhe Georgia veriore mund të përjetojnë përmbytje për shkak të shiut të dendur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




