Ukraina: Rusia ka kryer rreth 300 sulme në qytetin lindor të Donetsk

Rusia po godet qytetin lindor të Ukrainës, Vuhledar, me sulme raketore, sipas një zëdhënësi të ushtrisë ukrainase. Grupi Lindor i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevatyi, tha se gjatë ditës së kaluar, forcat ruse kishin gjuajtur rreth 299 raketa dhe predha artilerie në qytetin, i cili është rreth 40 kilometra në jugperëndim të qytetit të Donetsk.
“Rusët janë përpjekur të thyejnë mbrojtjen tonë pranë Vuhledar. Tani ata po përqendrojnë gjithashtu forcat e tyre atje, duke përqendruar sulme agresive dhe të fuqishme në mbrojtjen tonë. Në parim, qëllimi dhe drejtimi i sulmeve të tyre janë të qarta. Ata duan të thyejnë mbrojtjen tonë dhe të kalojnë në zonat e Pokrovsk dhe Dobropilia. Dhe qëllimi i të gjitha këtyre veprimeve agresive në këtë drejtim, dhe në drejtim të Bakhmut, është kapja e Donbasit tonë ukrainas”, tha Cherevati në televizionin ukrainas të shtunën.
Analistët ushtarakë besojnë se Rusia mund të ketë një arsye shtesë për të rritur aktivitetet e saj rreth Vuhledar, për të lidhur forcat ukrainase që mbrojnë qytetin në mënyrë që të dobësojë mbrojtjen e Ukrainës në veri. Rusia gjithashtu mund të planifikojë një ofensivë në rajonin fqinj të Luhanskut, thonë ekspertët, si dhe të vazhdojë përpjekjet për të kapur Bakhmutin./ CNN
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




