Çeki/Mbyllen votimet e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Në Çeki janë mbyllur votimet e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, një proces ky i nisur prej të premtes në orën 14.00. Çekët votuan për të zgjedhur pasuesin e presidentit aktual, Milos Zeman, mandati i dytë i të cilit përfundon në mars. Sipas mediave europiane, në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.
Gara zhvillohet mes ish-gjeneralit të NATO-s, Petr Pavel dhe ish-kryeministrit Andrej Babish, një miliarder popullist. Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës, ndërsa Pavel, 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev. Në raundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë ku të dy kanë fituar me rreth 35 për qind të votave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




