Lufta/ Perëndimi premton se do të dërgojë 321 tanke në Ukrainë

Ambasadori i Ukrainës në Francë ka bërë të ditur se një total prej 321 tankeve i janë premtuar Ukrainës nga disa vende.
Duke folur për televizionin francez BFM, Vadym Omelchenko tha se “që nga sot, shumë vende kanë konfirmuar zyrtarisht se do të na dhurojnë tanke. Në total, 321 na janë premtuar”.
“Kushtet e dorëzimit ndryshojnë për çdo rast dhe ne kemi nevojë për këtë ndihmë. Sa më shpejt të dorëzohen, aq më mirë për ne”, theksoi ai.
Gjithashtu, Polonia ka konfirmuar se do të dërgojë 60 tanke të tjera në Ukrainë, ndërsa Gjermania do ta ndihmojë ushtrinë ukrainase me 14 tanke Leopard. Sa i përket SHBA-së, ajo të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




