Dallimet midis tankeve Leopard 2 dhe M1 Abrams

Gjermania dhe SHBA-ja kanë vendosur të dërgojnë tanket e tyre në fushëbetejën midis Rusisë dhe Ukrainës. Por le të bëjmë disa krahasime të shpejta mbi tanket që do të dërgohen në Ukrainë dhe pse Presidenti, Volodmyr Zelensky, është kaq i etur për t’i pasur ato në luftën e tij kundër Rusisë.
Leopard 2 i prodhimit gjerman përdoret nga një numër vendesh evropiane. Thënë më thjeshtë është më i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe kërkon më pak karburant se disa alternativa tankesh të tjera perëndimore. Leopard është në shërbim që nga viti 1979 dhe mund të arrijë një shpejtësi deri në 43 mph.
M1 Abrams i prodhuar në SHBA është shumë më i ri se modeli gjerman Leopard 2, por ka një konsum më të lartë karburanti. Ai hyri në shërbim në 1990 dhe mund të arrijë afërsisht të njëjtën shpejtësi si Leopard 2.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




