Gjermania do të dërgojë 14 tanke në Ukrainë, do të lejojë eksportet nga vendet e tjera

Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë eksportin e tyre nga vendet partnere. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit, i cili sqaroi se Gjermania do të sigurojë në hapin e parë 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake.
“Qëllimi ishte krijimi i shpejtë i dy batalioneve me tanke Leopard 2 për Ukrainën. Gjermania në hapin e parë do të sigurojë 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake. Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Gjermania gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione”, tha ai. Ndërsa Kancelari Olaf Scholz pritet t’i drejtohet parlamentit gjerman për këtë çështje.
Po ashtu, edhe SHBA po bëhet gati të miratojë dërgimin e tankeve M1 Abrams në Ukrainë. Vendimi mund të shpallet shumë shpejt, megjithëse mund të duhen muaj ose vite që tanket të dorëzohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




