Papa Françesku: Homoseksualiteti nuk është krim

Papa Françesku ka dekluar se homoseksualiteti nuk është krim ndërsa kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”. Ai u shpreh se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”. Ndërsa u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë.
“Të jesh homoseksual nuk është krim”, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press.
Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ. Papa Françesku ia atribuoi qëndrimet e tilla prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.
“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




