Raporti/ CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022

Në raportin e publikuar së fundmi theksohet se të paktën 67 punonjës të mediave janë vrarë në mbarë botën për vitin 2022.
Ky është numri më i lartë i shënuar deri më tani që nga viti 2018. Gjysma e gazetarëve që kanë humbur jetën janë nga tre vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.
Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve thekson se kishte konfirmuar se 41 nga 67 gazetarët u vranë “në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre” dhe tha se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera. Gazetarja ukrainase, Lyudmila Makey, emocionohet duke kujtuar se si i festonte Krishtlindjet në vendlindjen e saj në të kaluarën.
Sipas organizatës CPJ, gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë “përballen me rrezik të madh. Anëtarët e medias plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, tha komiteti në raportin e tij.
Sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rritja e rrezikut ka bërë që gazetarët në këto vende të punojnë nën stres ekstrem.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




