SHBA/ Masakra me 10 viktima në Monterey Park, policia publikon pamjet e para të të dyshuarit

Botë | 4 vite më parë

Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka publikuar imazhet e para të personit të dyshuar si autor i masakrës në Monterey Park, ku mbetën të vrarë 10 persona. Ai përshkruhet si 1.70 i gjatë, i veshur me një xhaketë të zezë, me kapuç dhe syze.

Policia thonë se hetuesit e kanë identifikuar atë si të dyshuar për vrasje dhe se duhet të konsiderohet i rrezikshëm.

Mediat lokale raportojnë se oficerët e armatosur të SWAT kanë rrethuar një furgon të bardhë rreth 30 milje në jug-perëndim të Monterey Park, i cili mund të ketë lidhje me të shtënat në Monterey Park. Kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme