Protesta anti-qeveritare në Izrael, qytetarët kundër koalicionit qeverisës të Netanyahut

Rreth 110,000 njerëz kanë mbushur rrugët e Tel Avivit, në një nga protestat më të mëdha antiqeveritare të Izraelit në dekadën e fundit.
Tubimet u përhapën në të gjithë qytetin duke bërë thirrje për t’i dhënë fund koalicionit qeverisës, i cili është më i djathti dhe fetar-nacionalisti në historinë e Izraelit.
“Kjo është një qeveri e rrezikshme. Kjo qeveri nuk do të jetë e mirë për gratë, për LGBTQ, për njerëzit e varfër dhe sigurisht për palestinezët”, tha një protestuese.
Organizatorët thonë se po përpiqen të ndalojnë një “grusht shteti” që po ndodh kundër sistemit të qeverisjes.
Është e dyta javë radhazi që protesta masive po zhvillohen në katër qytete të ndryshme.
Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid iu drejtua turmave në Tel Aviv, duke thënë se “njerëzit që e duan vendin” erdhën për të mbrojtur demokracinë dhe gjykatat e saj.
“Ne nuk do të dorëzohemi derisa të fitojmë,” tha ai.

Protesta vjen tre javë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u kthye në pushtet, për të formuar koalicionin e parë të qëndrueshëm të Izraelit në tre vjet. Ai tha se izraelitët votuan për një qeveri “të plotë” të krahut të djathtë dhe për sigurinë.
Koalicioni i tij përmban parti të ekstremit të djathtë, duke përfshirë një lideri i dënuar për racizëm anti-arab dhe një tjetër homofobik.
Protestuesit e akuzojnë Netanyahun për kërcënim të qeverisjes demokratike, mes një përplasjeje të paprecedentë mes qeverisë së re dhe gjyqtarëve të Izraelit.
Reformat e planifikuara të koalicionit do ta lejojnë atë të anashkalojë gjykatat nëse ato rrëzojnë ligjet e ardhshme. Kundërshtarët thonë se kjo kërcënon sistemin demokratik të kontrolleve dhe balancave të Izraelit.
Kritikët thonë gjithashtu se Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, po përpiqet të frenojë gjyqtarët për të shmangur burgosjen e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




