Lufta/ Zelensky: Populli rus të hapë sytë, Moska në mesin e vendeve terroriste

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i pyetur mbi sugjerimi e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, se Ukraina duhet të dialogojë me Rusinë, pasi Moska duhet të jetë pjesë e rendit global, ka theksuar se Rusia është thjesht një vend terrorist.
“Unë nuk e di vendin e duhur se ku qëndron Rusia, por mendoj se tashmë ka fituar një vend në mesin e terroristëve”, është shprehur sot Zelensky.
Presidenti ukrainas iu është drejtuar rusëve që të hapin sytë për të ardhmen e vendit të tyre, transmeton BBC.
“Ata duhet të hapin sytë nëse duan të shohin të ardhmen e Federatës Ruse – ata duhet të njohin gabimet e tyre dhe do të duhet të respektojnë integritetin tonë territorial. Ne nuk e filluam luftën, por duhet ta përfundojmë atë”, theksoi Zelensky në fjalimin e mbajtur virtualisht në Forumin e Davosit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




