Kërcënimi kinez/ Tajvani nxjerr planin, përfshin në ushtri edhe gratë

Botë | 4 vite më parë

Tajvani po planifikon të përfshijë në ushtri edhe gratë teksa Kina vazhdon të rrisë presionin ndaj vendit ishullore.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka deklaruar se do të lejojë 220 ushtare femra të regjistrohen në trajnim duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti.

Më herët Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit është shprehur se ka trajnuar vetëm rezervistë meshkuj, sepse nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për të dyja gjinitë.

Ligjvënësit tajvanezë kanë theksuar se përjashtimi i grave nga trajnimi rezervë përbën diskriminim gjinor, transmeton CNN.

Në dhjetor, Tajvani njoftoi se do të zgjasë periudhën e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e kualifikuar nga katër muaj në një vit duke filluar nga viti 2024, dhe kërkesa do të zbatohet për burrat e lindur pas vitit 2005.

Tajvani ka një forcë ushtarake prej rreth 170,000 personel ushtarak, të përbërë kryesisht nga vullnetarë, ndërsa trajnon rreth 120,000 rezervistë çdo vit, sipas CIA Ëorld Factbook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme