Erdogan kërkon afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme, sinjalizon për 14 majin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dha sinjale se synon që të shpallë 14 majin si datën e zgjedhjeve të përgjithshme. Mbështetësit e tij kanë thënë se ai u ka dhënë zë të margjinalizuarve dhe ka krijuar një klasë të mesme prosperuese në shtetin prej 85 milionë banorësh, ndërsa kundërshtarët e tij mendojnë se në dekadën e dytë në pushtet ai ka shfaqur edhe një qëndrim autoritar.
Sipas mediave ndërkombëtare, zgjedhjet e reja në Turqi do të mbahen në një kohë ku shumica e mediave janë nën ndikimin e Qeverisë dhe mijëra aktivistë dhe politikanë, shumica prej tyre kurdë, gjenden në burg. Opozita laike hyn në fushatën zgjedhore e ndarë për të gjitha çështjet, ndërkohë që ende nuk është dakordësuar për të vendosur një kandidatë të vetëm sfidues te Erdoganit.
Paraprakisht, zgjedhjet e përgjithshme në Turqi ishin paraparë që të mbaheshin më 18 qershor, por aleatët e Erdoganit për javë të tëra kanë lënë të kuptohet se presidenti mund të shpallë një datë më të hershme për zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe testeve shkollore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




