Lavrov: Nëse Finlanda dhe Suedia hynë në NATO, do të marrim masa ushtarake

Botë | 4 vite më parë

“Moska do të marrë masa ushtarake nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s”, kështu ka deklaruar këtë të mërkurë ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Duhet të nxjerrim përfundime nga pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe nëse përfundimisht ndodh, ne do të marrim masat e duhura ushtarako-teknike në anën tonë të kufirit”, tha Lavrov.

Në maj 2022, Helsinki dhe Stokholmi paraqitën kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën, por procesi u bllokua nga Turqia, e cila kërkoi që të dy vendet të ekstradojnë të dyshuarit për terrorizëm dhe të përfshirë në grushtin e shtetit të vitit 2016 në Ankara.

Bisedimet mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, presidentit finlandez Sauli Niinisto, kryeministres suedeze Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u zhvilluan në Madrid në qershor 2022. Si rezultat, u nënshkrua një memorandum që bën të mundur për Suedinë dhe Finlandën për t’u anëtarësuar në NATO. 

Suedia nënshkroi më 17 maj kërkesën zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, një ditë pasi njoftoi se do të kërkonte anëtarësimin në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh. Në Finlandën fqinje, ligjvënësit miratuan me shumicë dërrmuese vendimin e qeverisë për të kërkuar anëtarësim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme