Lufta në Ukrainë/ Rusia kryen sulme ajrore në të gjithë territorin, 5 të vrarë

Botë | 4 vite më parë

Sirenat e sulmit ajror ranë në të gjithë Ukrainën të shtunën, ndërsa Rusia kreu një seri tjetër sulmesh me raketa në të gjithë vendin, duke përfshirë një në Dnipro që goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe dhe vrau të paktën pesë persona.

Raketat dhe shpërthimet u dëgjuan gjithandej nga Lvivi në perëndim; Kharkiv në verilindje; Zaporizhzhia dhe Dnipro në juglindje; Myokaliv në jug; dhe Kharkiv në verilindje, thanë zyrtarët.

Në Dnipro, 27 persona të tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë, u shtruan në spital pasi u plagosën në një sulm në ndërtesën e apartamenteve.

Autoritetet lokale tani po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Deri më tani, të paktën 15 janë shpëtuar, sipas Kyrylo Tymoshenko, një ndihmës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne po luftojmë për çdo person, çdo jetë”, tha Zelensky në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme