Gjenden materiale të tjera të klasifikuara në shtëpinë e Joe Biden

Botë | 4 vite më parë

Materiale të tjera të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden në Delaëare, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Avokati i Biden, Richard Sauber tha se ai zbuloi dokumentet shtesë të enjten, të cilat iu dorëzuan menjëherë Departamentit të Drejtësisë. Avokatët e Biden kanë thënë se dokumentet kanë të bëjnë me kohën e tij si zëvendëspresident i Barack Obamës.

Një avokat special po heton trajtimin e dosjeve nga zoti Biden.

Zbulimi i dokumenteve gjatë gjithë hetimit është quajtur një siklet politik për zotin Biden, pasi vjen gjatë një hetimi në vazhdim për keqpërdorimin e supozuar të dosjeve të klasifikuara nga vetë ish-presidenti Donald Trump.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme