Lufta/ Erdogan bisedë telefonike me Putin: Armëpushim të njëanshëm për të zgjidhur konfliktin Ukrainë-Rusi

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin. Në bisedën e tyre telefonike, mësohet se Erdogan ka kërkuar një armëpushim të njëanshëm si dhe një reflektim për një zgjidhje të drejtë të konfliktit Rusi-Ukrainë.
Duke rikujtuar se negociatat lidhur me luftën Rusi-Ukrainë kanë dhënë rezultate pozitive, duke përfshirë korridorin e drithit, shkëmbimit të të burgosurve dhe iniciativave për zonë të sigurtë përreth Centralit Bërthamor Zaporizhzhia, Erdoğan theksoi se “thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten me një armëpushim të njëanshëm dhe vizion të zgjidhjes së drejtë”, ka theksuar presidenti turk.
Të dy udhëheqësit diskutuan edhe për energjinë dhe korridorin e grurit të Detit të Zi. Erdogan i foli Putinit edhe për hapat konkretë që duheshin marrë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



