Kryeministri Sunak: Urojmë që 2023 të na japë mundësinë për të shfaqur më të mirën e Britanisë në skenën botërore

Udhëheqësit në mbarë botën kanë nisur urimet për Vitin e Ri. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, duke iu referuar luftës në Ukrainë, uroi që viti 2023 t’i japë mundësi për të shfaqur më të mirën e vendit të tij në skenën botërore. Sunak, shprehu edhe njëherë solidaritetin ndaj Ukrainës, ndërsa siguroi se do Britania do jetë kundër brutalitetit të Putin dhe në mbrojtje të lirisë e demokracisë.
“2023 do të na japë një mundësi për të shfaqur më të mirën e Britanisë në skenën botërore. Të vazhdojmë të qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas kundër brutalitetit të Putinit dhe të mbrojmë lirinë dhe demokracinë kudo që e gjejmë nën kërcënim”, tha Sunak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



