Ministri rus i Mbrojtjes: Fitorja e Rusisë në Ukrainë është e pashmangshme

Botë | 4 vite më parë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në një mesazh për Vitin e Ri, ka deklaruar se fitorja e Rusisë ndaj Ukrainës është e pashmangshme, teksa përshëndeti më pas heroizmin e ushtarëve rusë. Shefi i mbrojtjes së Moskës, kritikoi Ukrainën dhe perëndimin për përpjekjet për të frenuar Rusinë.

“Ne e takojmë vitin e ri në një situatë të vështirë ushtarako-politike. Në një kohë kur ka nga ata që përpiqen të fshijnë historinë tonë të lavdishme dhe arritjet e mëdha, prishin monumentet e fitimtarëve mbi fashizmin, vendosin kriminelët e luftës në piedestal, anulojnë dhe përdhosin gjithçka ruse”, tha Shoigu.

Me luftimet e përgjakshme që po vazhdojnë përgjatë vijës së frontit prej 1000 km (600 milje) dhe Rusia nuk ka siguruar asnjë përfitim territorial që nga muajt e parë të luftës, Shoigu u tha ushtarëve rusë se fitorja e Rusisë në Ukrainë është e pashmangshme, ashtu si Viti i Ri.  “Fitorja, si viti i ri, është e pashmangshme”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme