Spanjë/ Autobusi i pasagjerëve rrëzohet nga ura në lumë, të paktën 6 viktima

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën pasi një autobus ra nga një urë në lumë me rreth 40 metra lartësi në Spanjë. Dy të mbijetuarit, shoferi i autobusit dhe një pasagjere u shpëtuan nga lumi dhe u dërguan në spital.
Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje menjëherë më pas, por kërkimet u pezulluan për orë të tëra pasi lumi ishte tepër i vrullshëm për shkak të shirave të dendur.
Besohet se në autobus ndodheshin tetë persona, përfshirë shoferin. Sipas The Guardian disa nga pasagjerët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin vizituar të afërmit nga burg në zonë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



