Stuhia përmbyt luftanijen në Tajlandë, 18 të vdekur, numri i viktimave pritet të rritet

Ka shkuar në 18 numri i vdekurve nga përmbytja e një luftanije gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës. Sipas rojës bregdetare numri i viktimave pritet të rritet pasi nuk dihet ende fati i 11 personave të tjerë, që ndodheshin në ekuipazh.
Anija HTMS Sukhothai u mbyt natën e 18 dhjetorit rreth 20 milje detare larg brigjeve të Bang Saphan. Mes detit të trazuar, me “valë tre metra të larta” sipas dëshmisë së një të mbijetuari, sistemet elektronike të anijes u qarkulluan të shkurtër dhe anija doli jashtë kontrollit.
Pavarësisht përpjekjeve të ekuipazhit për të pompuar ujin, anija u anua dhe u mbyt.
Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por stuhia e bën te shumë të vështirë misionin e shpëtimit, duke bërë që vetëm një anije mundi të shkonte në vendngjarje duke marrë shumicën e marinarëve në bordin e Sukhotai.
Anija luftarake HTMS Sukothai u ndërtua për marinën tajlandeze në SHBA në mesin e viteve 1980.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



