Skandali me korrupsionin në BE nga Katari/ Eva Kaili qëndron në burg, prokuroria belge: Mund të arratiset jashtë vendit

Botë | 4 vite më parë

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili do të vijojë të qëndrojë në burg edhe një muaj tjetër me urdhër të prokurorisë belge, e cila kzuaohet e përfshirë në skandalin Katar-Gate.

“Me urdhër të lëshuar mëngjesin e sotëm, Dhoma e Këshillit i ka zgjatur edhe një muaj paraburgimin EK. Në interes të hetimit nuk do të jepet për momentin asnjë informacion i mëtejshëm”, njoftoi prokuroria belge.

Eva Kaili akuzohet si pjesë e një hetimi në shkallë të gjerë në lidhje me aktet e dyshuara të organizimit kriminal, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Skandali i korrupsionit në BE është një nga skandalet më të mëdha në historinë e Parlamentit të Europës, ku Kaili dhe të tjerë dyshohen për marrjen e ryshfetit nga Katari, mikpritës i Kupës së Botës për 2023.

Avokati mbrojtës kërkoi që ajo të lihej në arrest shtëpie, t’i jepej një telefon që monitorohej nga organet kompetente dhe të kishte kontakt vetëm me fëmijën e saj.

Por prokuroria belge e ka refuzuar kërkesën pasi ekziston mundësia që ajo të arratiset jashtë shtetit apo ekziston rreziku që Katari mund të sjellë shërbimet sekrete për të rrëmbyer Eva Kailin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme