Lufta në Ukrainë/ Putin: Të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me një lloj negocimi politik

Botë | 4 vite më parë

Rusia dhe Ukraina duken shumë larg uljes në një tryezë të përbashkët diskutimi për t’i dhënë fund luftës, por duket se Presidenti Vladimir Putin ka dhënë sinjale për të shkuar drejt një marrëveshje.

Në një deklaratë, ai tha se të gjitha konfliktet e armatosura, në një mënyrë ose në një tjetër, përfundojnë me një lloj negocimi politik.

“Moska, nga ana e saj, kurrë nuk ka refuzuar të ulet në një tryezë. Megjithatë, është qeveria ukrainase ajo që i ka ndaluar vetes të negociojë”, tha ai.

Sa i përket furnizimit të Ukrainës me sisteme raketore anti-ajrore Patriot, Puti u shpreh se kjo vetëm zgjat konfliktin./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme