Moti polar mbërthen SHBA, Krishtlindjet më të ftohta në dekada

Botë | 4 vite më parë

Një stuhi e fortë dimërore që ka goditur SHBA në këtë javë mund të sjellë krishtlindjet më të ftohta të katër dekadave të fundit në disa pjesë të atij vendi.

Meteorologët thonë se i ftohti i cili filloi të martën në veriperëndim të paqësorit, pritet të kthehet në një ciklon shumë të fortë të premten. Alarme për kushte të këqija të motit janë lëshuar për më shumë se 90 milionë persona në 37 shtete.

Rreth 80 përqind e kombit pritet të përjetojë temperature nën zero, mes të cilave edhe zona në jugun e largët si Teksasi.

Stuhia dimërore me emërin Elliot, pritet të sjellë në Midwest krishtlindjet më të ftohta që nga fundi i viteve 1980. Edhe Florida, shteti që njihet për klimën e ngrohtë dhe me diellit, parashikohet të përballet me krishtlindjet më të ftohta të 30 viteve të fundit. Kushtet me borë dhe rrugët me akull pritet të shkaktojnë kaos udhëtimesh këtë fundjavë në SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme