Ndihma ndaj Ukrainës/ Zelensky-Kongresit Amerikan: Paratë tuaja janë investim, jo bamirësi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke iu drejtuar Kongresit Amerikan, ka deklaruar se ndihma ndaj Ukrainës është një investim në demokraci, dhe nuk është bamirësi. Teksa ndodhet në SHBA, në një vizitë “rrufe”, Zelensky risolli në kujtesë betejat amerikane kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore për të bërë presion për më shumë ndihmë për përpjekjet luftarake të vendit të tij.
“Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme”, tha Zelensky në një seancë të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke folur në anglisht.
Komentet e Zelenskyt të mërkurën vijnë pasi republikanët, disa prej të cilëve kanë shprehur skepticizëm në rritje për dërgimin e kaq shumë ndihmave në Ukrainë, do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nga Demokratët më 3 janar.
Disa republikanë të linjës së ashpër kanë kërkuar madje t’i jepet fund ndihmës dhe një auditim për të gjurmuar se si janë shpenzuar paratë e alokuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



