Lufta në Ukrainë/ Kievi: Putini e shtyu pushtimin tre herë

Informacione të reja të rëndësishme në lidhje me planet e presidentit rus, Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë janë shfaqur pas zbulimit të raporteve në Kiev dhe Uashington që kanë të bëjnë me shtyrjet e “operacionit special ushtarak” në Ukrainë me urdhër të Putin.
Sipas përfaqësuesit të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadim Skibitsky, pushtimi ishte shtyrë tre herë, pasi, sipas tij, qëllimi ishte marrja e Kievit.
“Presidenti rus Vladimir Putin u konsultua për një kohë të gjatë me Valery Gerasimov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu para pushtimit dhe e shtyu sulmin tre herë. Sipas informacioneve tona, herën e fundit pushtimi është shtyrë për në mes të shkurtit. Rusët ishin të sigurt se kishin bërë përgatitjet e duhura sepse kishin investuar burime të mëdha në të”, tha Skibitsky./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



