Lufta me Rusinë/ Britania do të japë një sasi të madhe municioni për artilerinë e Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Britania do të japë një sasi të madhe municioni për artilerinë e Ukrainës e cila po përballet me agresionin rus. Lajmin e ka njoftuar kryeministri britanik, Rishi Sunak, i cili thekson se do vijojnë të mbështesin Ukrainën.

“Londra do të dorëzojë qindra mijëra predha artilerie vitin e ardhshëm sipas një kontrate me vlerë 250 milion £” (287 milion €), e cila do të garantojë një rrjedhë të përhershme të municioneve të nevojshme për artilerinë në Ukrainë gjatë gjithë vitit 2023.Britania ka udhëhequr rrugën në ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, veçanërisht duke dërguar raketahedhës të shumtë dhe, së fundmi, 125 armë kundërajrore. Ne kemi blerë gjithashtu mbi 100,000 raketa që nga shkurti“, ka thënë Sunak.

Muajin e kaluar, Sunak shkoi në Kiev për të ofruar mbështetje shtesë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, ku dhe përsëriti se mbështesim ambicien për të rivendosur paqen në Evropë.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët tanë evropianë i janë përgjigjur në një mënyrë të sinkronizuar pushtimit të Ukrainën nga Rusia dhe ne do të mbetemi të palëkundur në ambicien tonë për të rivendosur paqen në Evropë. Por për të arritur paqen, ne duhet të parandalojmë çdo sulm dhe vendosja e përbashkët e forcave tona në rajon është thelbësore për të siguruar që ne të kemi aftësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze,” tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme