Stuhia përmbyt luftanijen në Tajlandë, 31 marinarë të zhdukur

31 marinarë janë zhdukur ndërsa 75 të tjerë janë shpëtuar pasi një anije luftarake me mbi 100 anëtarë të ekuipazhit u përmbys dhe u mbyt gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.
Sipas BBC, HTMAS Sukhotai u mbyt pasi uji përmbyti kontrollet e tij të energjisë.
“Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv,” tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Monthardpalin.
Anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km (20 milje) në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia, një ditë më parë. Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por stuhia e bën te shumë të vështirë misionin e shpëtimit, duke bërë që vetëm një anije mundi të shkonte në vendngjarje duke marrë shumicën e marinarëve në bordin e Sukhotai
Anija luftarake HTMS Sukothai u ndërtua për marinën tajlandeze në SHBA në mesin e viteve 1980.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



