Zelanda e Re miraton ligjin, ndalon duhanin për brezat e ardhshëm

Botë | 4 vite më parë

Zelanda e Re do të zbatojë një ndalim pothuajse total të duhanit nga viti i ardhshëm. Legjislacioni, i miratuar nga parlamenti të martën, do të thotë se kushdo i lindur pas vitit 2008 nuk do të mund të blejë kurrë cigare apo produkte duhani. Numri i njerëzve që mund të blejnë duhan do të tkurret çdo vit.

Ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall, e cila prezantoi projektligjin, tha se ishte një hap “drejt një të ardhmeje pa duhan”.

“Mijëra njerëz do të jetojnë më gjatë, jetë më të shëndetshme dhe sistemi shëndetësor do të jetë 3.2 miliardë dollarë më mirë nga mos nevoja për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit”, tha Verrall.

Shkalla e duhanpirjes në Zelandën e Re është tashmë në nivelet më të ulëta historike, me vetëm 8% të të rriturve që pinë duhan çdo ditë sipas statistikave të qeverisë të publikuara në nëntor, nga 9.4% që ishte vitin e kaluar.

Shpresohet që Projektligji për Mjediset Pa duhan do ta zvogëlojë atë numër në më pak se 5% deri në vitin 2025, me qëllimin përfundimtar për të eliminuar plotësisht praktikën./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme