“Forbes” shpall Ursula Von Der Leyen, “Gruan më të fuqishme në botë për 2022”

Botë | 4 vite më parë

Revista “Forbes” ka shpallur presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen “Gruan më të fuqishme në botë për 2022”.

Në një vit të shënuar nga trazira ekonomike, lufta në Ukrainë dhe pandemia e vazhdueshme Covid-19, udhëheqësja e parë femër e Komisionit Evropian ka treguar qëndrueshmëri dhe forcë.

E zgjedhur në krye të KE në 2019, Von der Leyen menaxhon më shumë se 300 miliardë dollarë në vit për BE-në, punon për arritjen e konsensusit mes 27 krerëve të shteteve që përfaqësojnë 450 milionë njerëz.

Sipas Forbes, Von der Leyen ka qëndruar e fortë për të përkrahur Ukrainën dhe në një kohë kur me mijëra qytetarë të BE përballen me një dimër të ftohtë pa gazin natyror rus presidentja e KE ka qenë në gjendje t’i mbledhë ata njerëz për të bërë sakrificat e nevojshme për të qëndruar të bashkuar kundër Putinit.

Vitin e kaluar, Von der Leyen ishte në vendin e 8-të në listën e Forbes të 100 grave më të fuqishme në botë. Këtë vit, ajo qëndron në vendin e parë si rezultat i mbështetjes së saj të fortë dhe vendimtare për Ukrainën si dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme