Senatori Warnock fiton balotazhin, demokratët marrin shumicën e Senatit

Botë | 4 vite më parë

Demokratët kanë forcuar kontrollin e tyre mbi Senatin e SHBA-së, duke fituar një vend të debatuar ashpër në Gjeorgji. Raphael Warnock u përball me sfiduesin republikan Herschel Walker, në një garë që kishte mbetur e pavendosur pas zgjedhjeve afatmesme të muajit të kaluar. Partia e Presidentit Joe Biden tani mban dhomën e sipërme të Kongresit me 51-49. Rezultati mbyll një raund zhgënjyes të rezultateve të zgjedhjeve afatmesme për republikanët.

Partia nuk i përmbushi pritshmëritë muajin e kaluar duke fituar vetëm një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, dhomën e ulët të Kongresit.

Walker, një legjendë e futbollit amerikan dhe i sapoardhur në politikë, i bashkohet një vargu kandidatësh të mposhtur të miratuar nga ish-presidenti Donald Trump, i cili aktualisht po kërkon sërish nominimin republikan në Shtëpinë e Bardhë në 2024.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme