Sulmi raketor rus, zyrtari i lartë ukrainas: Dy persona kanë vdekur, u shkatërruan disa banesa

Botë | 4 vite më parë

Zyrtari i lartë ukrainas Kyrylo Tymoshenko ka deklaruar se si pasojë e sulmit raketor rus dy persona kanë humbur jetën. Raketat ruse siç thotë nënkryetari i zyrës presidenciale, kanë goditur ndërtesa në Zaporizhzhia.

“Raketat ruse janë përplasur në ndërtesa në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke vrarë të paktën dy persona”, tha Kyrylo Tymoshenko teksa shtoi se disa prej raketave ruse ishin rrëzuar.

Guvernatori i rajonit të Kievit tha se mbrojtja ajrore po funksiononte në rajon ndërsa u bëri thirrje banorëve që të qëndronin në strehimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme