Kërkohej prej 85 vitesh, gjenden në dollapin e muzeut australian mbetjet e Tasmanian-it të fundit

Botë | 4 vite më parë

Janë gjetur në dollapin e një muzeu australian mbetjet e tigrit të fundit të njohur si Tasmanian, që mendohet i humbur për 85 vjet. Thylacina vdiq në robëri në kopshtin zoologjik Hobart në vitin 1936 dhe trupi i saj iu dha një muzeu lokal.

“Për vite me radhë, shumë kuratorë dhe studiues të muzeut kërkuan për mbetjet e tij pa sukses, pasi nuk ishte regjistruar asnjë material thylacine që daton nga viti 1936”, tha Robert Paddle, i cili botoi një libër në vitin 2000 mbi zhdukjen e specieve.

Paddle dhe një nga kuratoret e muzeut gjetën një raport të pabotuar, duke nxitur kështu një rishikim të koleksioneve të muzeut. Ata gjetën ekzemplarin e humbur femër në një dollap në departamentin e edukimit të muzeut.

“U zgjodh sepse ishte lëkura më e mirë në koleksion. Në atë kohë ata mendonin se kishte ende kafshë jashtë në shkurre Ajo ishte marrë nëpër Australi si një ekspozitë udhëtuese, por stafi nuk ishte në dijeni se ishte tilakina e fundit”, tha kuratorja Kathryn Medlock për Korporatën Australiane të Transmetimeve. Lëkura dhe skeleti i Tasmanian-it tani janë ekspozuar në muzeun në Hobart.

/rtsh.al./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme