Blinken: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë që nesër, nëse Putin e dëshiron seriozisht

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se lufta në Ukrainë mund të përfundonte që nesër nëse Putin do e donte një gjë të tillë.

“Ka një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, por kjo varet tërësisht nga vendimet e marra në Moskë”, tha Blinken.

Blinken e quajti  të mundshëm dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e armiqësive, nëse Moska është “serioze”.

“Duam të shohim nga ana e presidentit Putin një dëshirë serioze për diplomaci dhe dialog, por deri më tani ai po bën të kundërtën. Nëse ka një qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë dialogu është gjithmonë i mundur. Presidenti Zelensky ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore. Gjithçka varet nga Putini”, tha Blinken.

Sipas Blinken, konflikti në Ukrainë “mund të përfundojë nesër nëse Putini përfundon atë që filloi”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme