Rusia paralajmëron SHBA-në: Mos u përfshini në luftën me Ukrainën

“Rritja e përfshirjes së SHBA në luftën në Ukrainë do të sjellë rreziqe më të mëdha”, kështu ka paralajmëruar zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
Ryabkov theksoi se nuk mund të ketë dialog midis Rusisë dhe SHBA-së, lidhur me luftën në Ukrainë pasi të dyja palët kanë pozicione dhe qëndrime rrënjësisht të ndryshme.
SHBA ka shpenzuar miliarda dollarë në ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e armëve të teknologjisë së lartë. Megjithatë, si vendet e tjera të NATO-s, ajo ka hezituar të përfshihet drejtpërdrejt në luftë për të shmangur zvarritjen në konflikt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



