SHBA, 53 milionë ndihmë për rrjetin elektrik në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 53 milionë dollarë për të mbështetur blerjen e pajisjeve kritike të rrjetit të energjisë. Lajmin e ka bërë sekretari i shtetit, Antony Blinken , gjatë takimit të G7+ që u mbajt në margjinat e takimit ministror të NATO-s në Bukuresht.
Paketa, e cila do t’i dërgohet urgjentisht Ukrainës për të përballuar sezonin e dimrit, është shtesë e 55 milionë dollarëve të akorduara tashmë për të mbështetur infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Paketa e ndihmës do të përfshijë dërgimin e transformatorëve të shpërndarjes së energjisë, ndërprerësve elektrikë dhe pajisjeve të tjera.
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së energjisë së Ukrainës kanë lënë miliona banorë në terr dhe pa ngrohje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



